Program Pilot:  “Kërkim tregu dhe Sipërmarrje”.

Sapo ka nisur programi i ri pilot “Kërkim tregu dhe Sipërmarrje” i organizuar nga Qendra Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”. Programi pilot “Kërkim tregu dhe Sipërmarrje” ka për qëllim të gjallërojë kulturën e të mesuarit duke bërë, i cili do t’iu mundësojnë studentëve mundësinë për t’u përfshirë në aktivitete përtej universitetit. Kjo praktikë e re e mësimdhënies do ti ndihmojnë ata të përfitojnë njohuri praktike dhe të vlefshme për tregun e punës. Studentët do të përgatiten për të planifikuar biznesin dhe karrierën e tyre, si të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me bashkëpunëtorët, shefat, vartësit, kompanitë në qarkun të Vlorës si dhe si të nisin një biznes në Shqipëri. I urojmë suksese studenteve dhe stafit akademik mbi këtë iniciativëtë re dhe shpresojmë të kemi më shumë nisma të tilla në të ardhme.